E premte e ftohtë dhe me ngrica

PUBLIKUAR

Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

IHMK po ashtu ka rekomanduar për kujdes të shtuar, veçanërisht për pjesëmarrësit në trafik, pasi ngricat pritet të jenë më të theksuara, duke rritur rrezikun për rrëshqitje në rrugë.

Qytetarët këshillohen të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore.

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...