E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e pranon se skuadra e tij është në një moment të ndjeshëm dhe po e kanë problem që t’u kthehen ndeshjeve të mira

Inter u është kthyer humbjeve në Serie A, pas humbjes së mbrëmshme nga Genoa në udhëtim me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes trajneri Luciano Spalletti tha se autogoli ndijoi në lojën e tyre.

“Në pjesën e parë nuk kishte shumë kualitet, por ndeshja ishte e balancuar. Ne po prisnim që të ngrisnim tempon dhe pastaj autogoli ndryshoi gjithçka”, tha Spalletti pas ndeshjes për Mediaset Premium.

“Jemi në një moment të ndjeshëm dhe kjo po na e bën të vështirë të kthehemi. Ne duhet të besojmë në potencialin tonë, pasi nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të besojmë se mund të kthehemi në pozitat e larta në tabelë dhe të qëndrojmë atje”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...