E pranon Coutinho: Nuk kam luajtur mirë për Barcelonën

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho e bëri dallimin për Brazilin në ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës të premten mbrëma duke shënuar dy herë në fitoren 3:0 kundër Bolivisë, gjë që nuk ka mundur ta bëjë deri tani për klubin e tij, Barcelonën.

Coutinho e pranoi se në Barcelonë nuk ka mundur të performojë në nivelin e lartë deri tani, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam shumë për t’iu thënë atyre (tifozëve të Barcelonës)”, tha Coutinho i pyetur nëse paraqitja e tij e mirë ishte mesazh për përkrahësit e Barcelonës.

“Jam mirënjohës për përkrahjen që ma kanë dhënë. Kam pasur momente të vështira sepse nuk kam performuar aq mirë sa ata kanë pritur nga unë”, shtoi ai.

“Ama ky është futbolli dhe unë po punoj fort për t’u përmirësuar”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...