Bartomeu ka lëshuar sërish bombën pikërisht atëherë kur raportohet për një rikthim të Neymar Junior në “Camp Nou”.
Pa u menduar dy herë, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tha se Ousmane Dembele është më i mirë se Neymar Junior.
Është raportuar për një largim të mundshëm të Dembele në “Camp Nou”, por Bartomeu ka konfirmuar qëndrimin e talentit francez.
“A është Dembele më i mirë se Neymar? Po. Më pëlqen me të vërtetë se si është. E konsideroj më të mirë se Neymar dhe një ndër figurat kryesore aktualisht në futboll. Ta shohim duke luajtur për ne është kënaqësi. Kur ai inkuadrohet, të gjithë presim se çfarë po ndodh”, tha Bartomeu. /Gazeta Express/


