“E përmbysim diferencën me Realin në La Liga”

PUBLIKUAR

Kur janë luajtur 16 javë në La Liga, Barcelona gjendet në një pozitë aspak të mirë, me 3 pikë pas Realit, i cili ka edhe një takim më pak duke pasur mundësi ta çojë në 6 pikë diferencën.

Por për trajnerin katalanas, Luis Enrique, i cili dha një intervistë të gjatë për “Barca TV”, kjo diferencë mund të përmbyset.

“Në La Liga jemi në disavatazh me kryesuesit, por objektivi ynë është i qartë: Duhet të ngushtojmë diferencën e më pas të tentojmë titullin. Besoj se do të jemi të aftë ta kthejmë situatën në favorin tonë”.

Ai i bëri një analizë të thellë ecurisë së skuadrës së tij gjatë 2016-ës, ku tregoi dhe ndjesitë e të qenurit në krye të një skuadra te madhe, transmeton tch.

“Nuk kam asnjë dyshim se ndodhem në klubin më të mirë në botë, me futbollistët më të mirë. Kjo është familja ime dhe po dëfrehem shumë në punën time. Gjithsesi më duhet ta pranoj se ky profesion është shumë i vështirë dhe me shumë presion”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...