Së fundmi moderatorja Kiara Tito ka postuar në Instagramin e saj një foto, në të cilën ka pozuar në një makinë lukzoze.
Shumë prej fansave të moderatores e kanë komplimentuar për format dhe pamjen. Por ka pasur edhe një koment nga një fans, i cili Kiarës nuk i ka pëlqyer aspak.
Ai ka komentuar kështu në foton e Kiarës:
E paske kapur një me shumë leke!”
Më pas moderatorja i ka dhënë një përgjigje, për të cilin mund të thuhet se e ka lënë me gisht në gojë fansin e saj.
Ajo ka shkruar këto fjalë:
Sa të vegjël që jeni. Më vjen shumë për të qeshur kur lexoj kështu komentesh. Kaq kisha.”




