E pabesueshme: Vetëm UEFA nuk e pa racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve (VIDEO)

PUBLIKUAR

fans

Duket se Shqipëria në datë 23 tetor nuk do të ketë përballë vetëm Serbinë, por edhe UEFA-n. Vetëm të dërguarit e saj në stadiumin e Beogradit nuk kanë parë dhe as evidentuar thirrje raciste ndaj shqiptare, edhe pse janë kënduar përgjatë gjithë ndeshjes në kor nga 32 mijë tifozë serbë.
Komisioni i Disiplinës në UEFA-së nuk do të hetojë Serbinë për thirrjet raciste të tifozëve të vet. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për Top Channel nëpërmjet një mesazhi në postën elektronike nga anëtari i këtij Komisioni, Rudolf Repka, i cili është njëkohësisht dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Çeke të futbollit.

Top Channel i kërkoi 9 anëtarëve të Komisionit të Disiplinës në UEFA shpjegime pse nuk ishin përfshirë në hetimet ndaj federatës serbe thirrjet raciste të 32 mijë tifozëve serbë gjatë 40 minutave lojë që u zhvilluan në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Nga 9 anëtarët e këtij Komisioni, vetëm çeku Repka ktheu një përgjigje të shkurtër ku thotë për pyetjen që Top Channel shtroi: “UEFA nuk ka evidentuar asgjë nga këto që ju po na thoni.”

Pas kësaj përgjigje duket se delegati i UEFA dhe gjyqtari i ndeshjes nuk kanë dërguar në UEFA atë çka realisht ka ndodhur në Beograd.

Kjo pasi në deklaratën e saj 1 ditë pas ndeshjes, UEFA theksoi se do të hetojë federatën serbe për hedhjen e fishekzjarreve dhe sendeve të forta në fushë, për thirrjet e turmës në stadium, për pushtimin e fushës nga tifozët vendas, për mosorganizimin e mirë dhe përdorimin e lazerave, por në asnjë rast për frymëzim dhune, racizëm sepse ndër 32 mijë të pranishmit në stadium vetëm arbitrat dhe delegatët e UEFA-s nuk kanë dëgjuar koret.

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...