E pabesueshme: Reali ofertë 190 mil për Neymar

PUBLIKUAR

Real Madridi është duke e menduar një ofertë të jashtëzakonshme për Barcelonën rreth super yllit brazilian, Neymar.

Sipas El Mundo Deportivo, United, PSG dhe Real Madridi janë në garë për brazilianin fantastik.

Por, Neymar ka një klauzolë prej 190 milionë eurosh që është bërë e ditur nga Reali se nuk është aspak problem, transmeton Telegrafi.

23 vjeçari është tashmë një prej emrave më të spikatur të futbollit botëror, me paraqitjet e tij për Barcelonën në sezonin e ri që kanë bërë që vëmendja të jetë për të si një prej më të mirëve të rruzullit.

Reali nga ana tjetër po planifikon një revolucion në skuadër me të filluar sezoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...