E pabesueshme: Neymar i merr 375 mijë euro bonus vetëm për t’iu duartrokitur tifozëve

PUBLIKUAR

Televizioni publik kombëtar i Francës, France 2 i ka zbuluar disa marrëveshje mes Paris Saint-Germainit dhe lojtarëve të vet, që të lënë gojëhapur.

Ndër më të pabesueshmet është një marrëveshje për t’u paguar futbollistëve bonuse për duartrokitje drejtuar tifozëve pas çdo ndeshjeje në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Për shembull, ylli brazilian, Neymar merr 376 mijë euro bonus nëse e respekton këtë politikë të klubit, sipas France 2, ndërsa bashkëkombësi i tij Thiago Silva merr 33 mijë euro.

PSG-ja reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë se politika e tyre përfshinë shumë më shumë se thjesht duartrokitje për tifozët, duke insistuar se përpikëria në orar, respekti ndaj gazetarëve dhe reporterëve dhe mos vënia e basteve në gara ku luan PSG-ja janë pjesë e saj. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...