E merr një fidanishte në Kosovë si shembull, Maliqi: Pak a shumë kështu e kemi politikën e jashtme

PUBLIKUAR

Analisti politik, Agon Maliqi ka ironizuar me politikën e jashtme të Kosovës, duke e marrë një fidanishte si shembull krahasues.

Maliqi tha se diku në Kosovë ka parë fidanishte që shiste palma.

“E pash nji fidanishte diku në Kosovë, shitke edhe palma. Nuk dorëzohemi lehtë na, presim me na u përshtatë klima neve. Pak a shumë kështu e kemi edhe politikën e jashtme. Mbjellim palma”, ka shkruar ai.

Maliqi ka shumë kritika për politikën e jashtme të Kosovës dhe ato i shpreh në rrjetet sociale.

“Mirëmrama. Ekziston një shpërputhje tepër e madhe mes perceptimit të opinionit publik në Kosovë për suksesin dhe imazhin e mirë të qeverisë në politikë të jashtme, dhe perceptimit të zyrtarëve të shteteve tona aleate për këtë sukses dhe imazh. Dmth thuajse bëhet fjalë për dy universe paralele. Mosgatishmëria për ta futur në shqyrtim aplikimin tonë për Këshillin e Europës, mesazhet e Quint-it dhe shpërfillja e kryeministrit nga Departamenti i Shtetit janë tregues i qartë sa s’ka ku shkon. Po nejse, ju po dini, ju grahni. Flm për vëmendjen dhe e kalofshi një javë sa më të mirë”, shkroi Maliqi në Facebook të dielën.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...