“E kuptova se kisha ndjenja për të pasi dola jashtë”, Xheneta flet për Gjestin?

PUBLIKUAR

Xheneta Fetahu ka rikthyer vëmendjen mbi veten e saj me rikthimin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova (BBVK). Ish-banorja ka sjellë dinamika të reja dhe duket se nuk ka kursyer ndjenjat e saj gjatë qëndrimit të ri brenda shtëpisë, transmeton IndeksOnline.

Gjatë diskutimeve me banorët, Xheneta ka hapur zemrën për relacionin e saj me Gjestin, edhe pse nuk ka përmendur emrin e tij drejtpërdrejt. Megjithatë, mes fjalëve të saj, u kuptua qartë se po fliste për të, duke rikthyer kureshtjen dhe komentet brenda komunitetit të BBVK-së.

“Me e thënë realitetin, mundem me thënë 100 për qind ndoshta kam pasur lloj ndjenja për të pa vetëdijen time, që e kam kuptu kur kam dalë jashtë… e kam kuptu në mënyrën, sjelljen që ai e ka bërë brenda… e kam kuptuar kur mua më dhembi kur e kam parë me dikë tjetër. Aty e kam vërejtur që ka diçka që mua ma ndjen”, ka thënë Xheneta.

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...