E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

PUBLIKUAR

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix në “San Siro”.

Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se Milani ka arritur një marrëveshje për huazimin e Joao Felix nga Chelsea.

Dy klubet thuhet se kanë shtrënguar duart për një marrëveshje huazimi prej 2 milionë eurosh deri në fund të sezonit.

 

 

Sipas raportit, sulmuesi portugez është ende në Londër, por është gati të udhëtojë drejt Milanos për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë.

Sky konfirmon se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, luajti një rol kyç në negociata, duke bindur Chelsean të ulë kërkesat e tyre për një marrëveshje huazimi.

Milani pret t’i bëjë vend Joao Felixit duke dërguar Noah Okafor në Napoli.

Kuqezinjtë njoftuan transferimin e Santiago Gimenez nga Feyenoord të hënën, ndërsa Bologna konfirmoi huazimin e Davide Calabria. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kylian Mbappe sonte tenton të thyej rekordin e Cristiano Ronaldos

Kylian Mbappe është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të Cristiano Ronaldos për...

Drenica po udhëheq ndaj Ferizajit, pa gola në Lipjan

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 17-të në Superligën e...

Igli Tare nderohet me çmim special nga Presidenti i Shqipërisë

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i...