Igli Tare nderohet me çmim special nga Presidenti i Shqipërisë

PUBLIKUAR

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i dorëzoi Igli Tares titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, një nga dekoratat më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Ky çmim u nda në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Urdhrit të Skënderbeut, simbol i mirënjohjes për personalitetet që kanë kontribuar në mënyrë të veçantë në promovimin e vlerave kombëtare.

Ish-kapiteni i kombëtares dhe një nga figurat më të njohura të sportit shqiptar, Igli Tare, u shpreh i emocionuar për këtë vlerësim të veçantë.

“Është ndoshta nderi më i madh i jetës sime. Kam punuar gjithë karrierën time, sidomos pas largimit nga Shqipëria, për të nderuar kombin tim. Jam ende duke u ndjerë i ri dhe ende kam kaq shumë për të dhënë,” deklaroi Tare.

Nderimi ndaj tij vjen si rezultat i kontributit shumëvjeçar në futbollin europian, si lojtar dhe drejtues sportiv, si dhe për promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ky çmim e vendos Taren në radhët e personaliteteve që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kulturën dhe sportin shqiptar./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...