E kritikuan se nuk flet shqip me vajzën – reagon Valdrin Sahiti

PUBLIKUAR

Herë pas here, kreatori, Valdrin Sahiti publikon video me vajzën e tij Bella në rrjete sociale, ku babë e dijë shihen në një raport shumë të shëndetshëm dhe komunikativ.

Videoja e fundit si duket ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve kur dëgjuan të dy duke biseduar në gjuhën angleze.

Kjo nxiti edhe një reagim nga ana e Valdrinit i cili me një ton ironizues i siguron të gjithë se Bella di të flasë shqip dhe se është e sigurt në duart e prindërve të saj.

Reagimi i tij i plotë më poshtë.

“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt”, shkruan Valdrini.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...