E kritikojnë Trixën, Dafina Zeqiri reagon ashpër

PUBLIKUAR

Këngëtarja kosovare ka reaguar pas disa komentues kanë kritikuar dhe bullizuar, këngëtaren dhe yllin e Big Brother Albania VIP, Beatrix Ramosaj

Fillimisht ishte thënë se Dafina Zeqiri do të lansojë një këngë në bashkëpunim me Beatrix, por më vonë doli që do të jetë i dashuri dhe partneri i Dafinës, DJ Geek – që do të punojë me këngëtaren.

Gjatë të mërkurës, Dafina publikoi një video humoristike në “TikTok”, me humor të Stupcave, e më vonë ishte Trixa ajo që e mbështeti atë.

E në replika e sipër kishte komente vazhdimisht negative të ndjekësve të Dafinës, të cilët e paragjykonin miqësinë e dy këngëtarëve por që edhe e sulmonin Beatrixën.

Këto bënë që Dafina të revoltohet dhe të fillojë një “luftë” me ta.

“Ruaje për çfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”,  ka shkruar.

Trixa e ka gjetur vetën në thumb të komenteve fyese pas lidhjes që pati sa ishte pjesë e Big Brother Albania VIP me Donaldin.

Kënga e saj me DJ Geek besohet se do t’i kushtohet pikërisht vendit të dytë të BBA VIP 1, pasi që edicionin e parë të këtij spektakli e fitoi Ilir Shaqiri. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...