E konfirmuar: Mazzarri nënshkruan me këtë skuadër në Ligë Premier

PUBLIKUAR

Agjenti i Walter Mazzarri e ka konfirmuar se klienti i tij ka arritur marrëveshje me Watfordin për tri vite. 

Ish trajneri i Interit dhe Napolit ka arritur marrëveshje tre vjeçare me klubin e Ligës Premier.

“Ai ka nënshkruar për tri vite. Ai zgjodhi projektin më kualitativ që e kishte para vetës, dhe kishte besim te familja Pozzo”.

“Ai do të bëjë mirë me këtë skuadër”, ka thënë menaxheri i trajneri, Andrea D’Amico.

Mazzarri fillimisht kishte filluar të mësonte gjuhën angleze në qytetin e Mançesterit. Në Watford do të gjejë Valon Behramin që e kishte edhe te Napoli.

Familja Pozzo ka në pronësi edhe skuadrat e njohura Udinese në Serie A dhe Granada në La Liga.

Mazzarri do ta zëvendësoj Quique Sanchez Flores, ndërsa është puna e tij e parë pas largimit nga Interi në nëntor të vitit 2014. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...