E konfirmuar: Manaj në Francë

PUBLIKUAR

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka befasuar të gjithë duke thënë se sulmuesit të ri Rey Manaj mund t’i bëhet ftesë për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë në vitin 2016.

Tekniku italian ishte i ftuar në emisionin “Football Night” në Sky Sport, i cili drejtohet nga gazetari i njohur Gianluca di Marzio dhe nuk shpëtoi pa u pyetur rreth debatit që kishte me 18-vjeçarin, që aktualisht është pjesë e Interit.

“Kam bërë një deklaratë në lidhje me të, duke thënë se ai na ka telefonuar për të na shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e projektit tonë. Manaj ndihet shqiptar dhe dëshiron që të japë kontributin e tij në Kombëtare dhe kjo gjë diçka që me pëlqen shumë”

“Në fillim ndoshta ai e mori në mënyrë të gabuar deklaratën time dhe e gjitha ishte një keqkuptim. Mendoj se po do ta ftojë, por ai duhet të dëshmojë këtë në fushë duke luajtur edhe me Interin”, ka thënë De Biasi për Sky, i pyetur se a do ta fton Manajn në Francë. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Fillojnë shkëndijat e para në mes të De Biasit dhe Italisë (Foto)

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...