E konfirmon Zidane: Bale do të largohet, kështu është më së miri për të gjithë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale është shumë pranë largimit nga Real Madridi, duke theksuar se klubi është duke punuar për ta shitur uellsianin këtë verë.

Anësori uellsian nuk u ftua fare në humbjen e Real Madridit 3:1 ndaj Bayern Munichut në turneun miqësor, International Champions Cup të shtunën mbrëma në Houston, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Zidane konfirmoi se përjashtimi i Bale nga skuadra për këtë ndeshje u bë për shkak se ai është buzë largimi nga Real Madridi.

“Bale nuk luajti sepse ai është shumë pranë largimit”, tha Zidane për gazetarët.

“Shpresoj se ai do të largohet së shpejti, do të ishte gjëja më e mirë për të gjithë. Jemi duke punuar për transferimin e tij në një klub të ri. Nuk kam asgjë kundër tij, ama vjen koha kur gjërat duhet të bëhen sepse duhet të bëhen patjetër. Më duhet të marr vendime dhe të bëj ndryshime”, theksoi francezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...