E konfirmon presidenti i Napolit: E duam Ibrahimovicin në janar

PUBLIKUAR

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar se dëshiron ta transferojë Zlatan Ibrahimovicin në janar, por e ka pranuar se gjithçka varet nga sulmuesi suedez.

Ibrahimovic e tha haptazi ditë më parë se do të donte t’i japë fund karrierës pikërisht në Napoli, ndërsa kontrata e tij aktuale me LA Galaxy mbaron brenda dy muajve, transmeton Gazeta Express.

“Mbi të gjitha, ai është miku im. Jam takuar me të në Los Angeles, jo si me një futbollist por si me një person normal, sepse ne po qëndronim në të njëjtin hotel dhe i kaluam dy ditë të jashtëzakonshme së bashku”, tha De Laurentiis për TV Luna.

“Për mua është dëshirë jo sugjerim (transferimi i tij në Napoli), por varet nga ai jo nga unë”, shtoi ai.

38-vjeçari ka gëzuar sukses të madh në Itali tashmë, duke e fituar titullin në Serie A me tre gjigantët, Juventus, Inter dhe Milan. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...