E konfirmon Policia: Një femër e re është rrëmbyer në Lipjan, policia i zë në Prishtinë

PUBLIKUAR

IndeksOnline ka raportuar para pak minutash që tre meshkuj dhe një femër 15 vjeçare janë arrestuar në qendër të Prishtinës.

IndeksOnlinë mëson nga burimet se të dyshuarit i takojnë komunitetit RAE.

E ky arrestim, ndodhi nën dyshimin se tre persona rrëmbyen një femër në Lipjan, me ç’rast Policia i ka ndjekur që atje deri në Prishtinë, ku janë arrestuar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar informatën se dyshohet që një person (femër) është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit kane lëvizur me një veturë në drejtim të Prishtinës. Njësitet policore, konkretisht ato për reagim të shpejt të rajonit të Prishtinës, menjëherë pas pranimit të kësaj informate kanë arrit që ta identifikojnë dhe para pak çastesh në rr. Xhorxh Bush në Prishtinë e kane ndaluar veturën e dyshimtë, me ç’rast 3 persona të dyshuar dhe një femër e moshës se re është shoqëruar në Polici për verifikime të mëtejme dhe sqarim nëse behet fjale për ndonjë veprim të kundërligjshëm.

Është njoftuar edhe stacioni policor në Lipjan të cilët do të asistojnë në trajtimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejme lidhur me rastin”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...