Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se në bazë të rezultateve preliminiare, në Drenas do të zhvillohet një rreth i dytë i votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Daka, në konferencën për media, ka thënë se sipas ligjit, balotazhi do të duhej të mbahej 4 javë pas ditës së zgjedhjeve, shkruan Express.
Por ajo ka shtuar se për ditën e saktë të balotazhit publiku do të informohet pas rezultateve përfundimtare. /Express/



