E konfirmon Karadzic: Aleati ynë kundër Kosovës ishte Zvicra!

PUBLIKUAR

Kosova është pranuar me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Futbollit.

Kjo ka bërë që të revoltohen zyrtarët e federatës serbe dhe asaj zvicerane.

Pas raportimit ekskluziv të Telegrafit rreth takimit mes Presidentit të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Ralph Zloczower dhe homologut serb, Tomislav Karadzic, ky i fundit e konfirmon këtë për mediat serbe se e kishte mbështetjen e zviceranëve.Në fakt, Karadzic ka pohuar se përveç Federatës së Futbollit të Malit të Zi (FFMZ), Serbinë e ka ndihmuar edhe Zvicra.

Tomislav Karaxhiç duke thënë se “presidenti i FFMZ-së është një legjendë e futbollit serbo-malazeze dhe se është i vetmi, së bashku me përfaqësues të Federatës zvicerane, që publikisht kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë”, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Federata Evropiane e Futbollit e ka pranuar Kosovën si anëtare të saj të 55-të pas një votimi të fshehtë, ku për pranim të Kosovës votuan 28 anëtarë, kundrejt 24 kundër dhe dy abstenuan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...