E konfirmon Juventusi: “Kemi folur me Barçën për shkëmbimin Pjanic-Arthur, duhet të presim”

PUBLIKUAR

Shkëmbimi Miralem Pjanic-Arthur Melo është rrugës që të ndodhë.

Lajmin e ka konfirmuar në njëfarë mënyre edhe drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici.

“Kemi folur me Barcelonën për shkëmbimin e mundshëm Arthur-Pjanic. Të dy ekipet janë të fokusuara te ndeshjet e ardhshme, kështu që duhet të presim. Marrëveshja gjithashtu varet edhe nga dëshira e futbollistëve”, u shpreh Paratici.

Pjanic raportohet se tashmë i ka thënë po Barcelonës, problemi qëndron te Arthur që ende nuk ka pranuar të kalojë te ‘Zonja e Vjetër’. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...