Nuk do të ketë gjyqtar anglezë në Kupën e Botës këtë verë për të parën herë që prej 1938.
FIFA ka zgjedhur 36 gjyqtarët për turneun e Rusisë, por asnjë nuk do të jetë nga Anglia, Skocia, Uellsi apo Irlanda e Veriut.
Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën paraprake të FIFA-s, nga ku do të zgjidheshin emrat përfundimtarë, raporton Tele Sport. Por, ai është larguar nga Premier League dhe ka dorëzuar vendin.
Clattenburg, i cili drejtoi finalen e Euro 2016 kur Portugalia mposhti Francën, u tërhoq nga puna e tij për të shkuar në Arabinë Saudite ku punon si koka e gjyqtarëve.
Federata Angleze i kërkoi FIFA-s ta zëvendësonte me një nga gjyqtarit e tjerë por FIFA e refuzoi kërkesën. As ndër 63 asistentët nuk do të ketë asnjë arbitër britanik.
Ndërkohë në Kupën e Botës për të parën herë do të përdoret VAR. /Express/


