E konfirmon EULEX-i, seancat e caktuara për nesër janë anuluar

PUBLIKUAR

Ndonëse të premten deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan me shumicë votash projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së mbi misionin e EULEX-it edhe për dy vite, zyrtarisht ky mision ende nuk ka mandat.

Mirëpo, vonesa për vazhdimin e mandatit të EULEX-it ka bërë që seancat e planifikuara gjyqësore të mos mbahen në afatin e paraparë, transmeton Indeksonline.

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë për Indeksonline se pas publikimit të lajmit ka marr një telefonatë nga zyrtarët e EULEX-it të cilët ia kanë konfirmuar një gjë të tillë.

“Në këtë moment mora një thirrje nga zyrtarët e EULEX-it dhe më informuar që seanca gjyqësore e caktuar për ditën e nesërme është anuluar”, ka thënë Koci.

Ai ka përsëritur se edhe pse ligjet për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, ndonëse janë votuar në Kuvendin e Kosovës, ato nuk hyjnë në fuqi pa u publikuar në Gazetën Zyrtare.

“Deri më tani ende nuk janë publikuar, prandaj, EULEX-i ende nuk ka mandat”, ka theksuar Koci.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...