E konfirmon agjenti: “Coutinho dëshiron të kthehet në Premierligë”

PUBLIKUAR

Coutinho dëshiron që të kthehet në Premierligë.

Kia Joorabchian, agjenti i Philippe Coutinhos, ka konfirmuar se mesfushori brazilian është lodhur me situatën e krijuar në karrierën e tij.

Nga një super futbollist i rëndësishëm te Liverpooli, ai është duke u shëtitur nëpër klube.

Nuk bindi te Barcelona, por as te Bayerni, që s’do ta shfrytëzojë klauzolën e blerjes dhe me të përfunduar sezoni do të kthehet në Camp Nou.

Coutinho kërkohet nga shumë klube në Premierligë, aty ku e krijoi emrin dhe dëshira e tij është që të kthehet edhe njëherë për të nisur gjithçka nga e para.

“Ai dëshiron që të kthehet në Premierligë”, tha Joorabchian për Sky Sports .

“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë këtë vit, nuk e di. Me të vërtetë tani për tani s’kemi diskutuar për asgjë”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...