Emerson s’e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, të paktën do të qëndrojë edhe për një sezon dhe nëse asgjë nuk ndryshon – atëherë mund të kërkojë aventurë të re.
Agjenti i Emerson Palmieri ka konfirmuar se mbrojtësi do të qëndrojë në Chelsea edhe sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari është lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, pasi dështoi t’ia zë vendin Marcos Alonsos te Chelsea në kohën e Antonio Contes.
Sido që të jetë, gjërat kanë ndryshuar paksa për Emersonin, i cili ka luajtur 27 herë këtë edicion me Maurizio Sarrin dhe startoi në finalen e Europa League ku Blutë e Londrës e mposhtën 4-1 Arsenalin.
“Ka edhe disa vite në kontratë”, tha Leonardo Cornacini, përfaqësuesi i lojtarit.
“Ai është i lumtur dhe klubi gjithashtu janë të lumtur ta mbajnë. Jemi të sigurt se e ardhmja e tij është në Londër”. /Gazeta Express/


