“E kërkuam Griezmanin”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Sulmuesi i Atletico Madridit u kërkua për një kalim në MLS në të ardhmen dhe pronari i Miamit mendon që për qytetin e tij ky do të ishte një transfer i madh

David Beckham shpreson që Antoine Griezmann do ti bashkohet klubit të tij Inter Miami dhe beson që lojtarët e tjerë do të josheshin për të luajtur me këtë skuadër në të ardhmen.

Sulmuesi i Atletico Madridit më parë kishte thënë se ka disa klube nga SHBA që e duan atë pasi ai të jetë në fund të karrierës.

“Është gjithmonë mirë që të keni lojtarë të mëdhenj që vinë të luajnë për skuadrën e juaj”, tha Beckham për ESPN. “Ai është një lojtar i madh. Jam tifozë i tij, ai është tifozë i imi, kështu që një ditë ai do të vijë dhe ne do ta ndërtojmë bashkë Miamin që e duam ne”.

Griezmann nuk është emri i parë që është lidhur për të kaluar në skuadrën e Beckham, pasi që aty duan të shkojnë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Natyrisht, ka shumë lojtarë që me kanë kontaktuar dhe jo vetëm pse ata dëshirojnë të luajnë për skuadrën”, tha Beckham. “Ata dëshirojnë të jetojnë në një qytet të bukur, ata dëshirojnë të jetojnë në një qytet plot atmosferë, kjo është me të vërtetë interesante. Këtu njerëzit janë shumë të shoqërueshëm”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...