E karantinuar në rezidencën luksoze në Sidnej, Rita Ora fotografohet duke tymosur cigare

PUBLIKUAR

Rtia Ora mori rreze dielli në ballkonin e hotelit luksoz në Sidnej, derisa po e kryen karantinën e detyrueshme prej 14 ditësh, pasi shkeli udhëzimet e COVID-19 në Britani.

Rita Ora u fotografua duke dalë në ballkonin e hotelit luksoz në Sidnej të premten, ndërsa numëron ditët e fundit të karantinës së saj të detyrueshme 14 ditore që kur arriti në Australi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja ishte lejuar të largohej nga Mbretëria e Bashkuar gjatë bllokimit në fillim të muajit, duke fluturuar në qytet për angazhime pune pasi u regjistrua si trajnere në versionin Australian të konkursit të këngës “The Voice”.

Udhëtimi i saj i punës vjen pasi ajo u quajt ‘egoiste’ nga policia britanike për mbajtjen e një ndeje të 30-vjetorit të lindjes në restorantin e Londrës, Casa Cruz në fund të nëntorit.

Krijuesja e hitit Hot Right Now, Rita u pa duke marrë rrezet e diellit nga ballkoni i saj të madh, duke pirë një cigare ndërsa po zhvillonte një bisedë në telefon.

Ajo është duke u izoluar në apartamentin e saj me motrën e saj Elena, e cila kishte veshur reçipeta e pantallona të shkurtra të zeza dhe u shtri në ballkon për të marrë rreze dielli.

Këngëtarja dukej e freskët për ditën e izolimit të saj të vazhdueshëm, duke veshur një bluzë gri dhe vjollcë me pantallona të shkurtra kafe, ndërsa kishte vënë edhe shumë aksesorë.

Sipas rregullave aktuale të renditura në faqen zyrtare të qeverisë së Uellsit të Ri Jugor, karantina është e detyrueshme për të gjithë individët që zbarkojnë në shtet nga jashtë, me përjashtim të Zelandës së Re.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...