“E kam refuzuar Barcelonën dhe Bayernin për Liverpoolin”

PUBLIKUAR

Naby Keita e ka refuzuar Barcelonën dhe Bayern Munichin në mënyrë që të transferohet te Liverpooli.

Keita e ka kompletuar kalimin e tij në Liverpool nga RB Leipzig për 53 milionë euro.

“Është e vërtetë që kanë qenë klube të tjera të interesuara për mua, si Barca dhe Bayerni” , tha Keita për Guardian.

“Por unë mora vendim për shkak të trajnerit. Ne kishim një bisedë të mirë. Fjalët që m’i tha ai për këtë projekt me të vërtetë më bindën”, ishin këto fjalët e tij për Jurgen Kloopin.

“Unë jam një lojtar që me mentalitet të fitores. E kam një dëshirë të madhe për të fituar. Për këtë jam agresiv në aspektin pozitiv në fushën e blertë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...