E jashtëzakonshme: Skënderbeu shumë pranë huazimit të Valencias ?

PUBLIKUAR

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Shqipëri, kampioni në Kategorinë Superiore, Skënderbeu, është afër huazimit të sulmuesit ekuadorian, Enner Valencia, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës angleze, West Ham.

Ky huazim thuhet se do të jetë vetëm për fazën kualifikuese të Champions League, ndërsa Valencia mendohet se do ti bashkohet Skënderbeut që në fazën përgatitore që do të zhvillojnë në Austri.

Me këtë nënshkrim Skënderbeu do të provojë që të siguroje edhe fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Ky informacion ende s’ka asnjë konfirmim nga zyrtarë të klubit shqiptar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...