E hënë e vranët me reshje shiu dhe bore

PUBLIKUAR

Dita e hënë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet pritet të jenë të intensitetit mesatar deri në të lartë, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut dhe borës, transmeton Klankosova.tv.

“Moti i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë. Temperaturat minimale:3 deri 5°C Temperaturat maksimale: 6 deri 8°C. Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK ka rekomanduar për kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.

SHIKO MË SHUMË

Postoi video me armë zjarri, arrestohet një person

Gjatë ditës së sotme njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj ka pranuar...

Skenderaj me protestë kundërshton dënimin e krerëve të UÇK-së

Një numër i madh i qytetarëve të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot kundër...

“UÇK, UÇK”, “Duam liri, duam drejtësi”, studentët marshojnë në sheshin e Prishtinës

Me thirrjet “UÇK, UÇK”, “Jo në emrin tonë”, “Duam liri” dhe “Duam drejtësi”, studentë kanë...