E fitoi trofeun e Ligës së Evropës, por portieri i Frankfurtit dikur e kishte fituar zemrën e Rihannas

PUBLIKUAR

Kevin Trapp ishte protagonist mbrëmë në triumfin e Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.

Portieri gjerman i bëri disa pritje bravuroze, sidomos atë në vazhdime.

Ndërsa, më pas ishte hero edhe në gjuajtjet e penalltive, ku e priti 11 metërshin e Aaron Ramseyt për t’ia siguruar ekipit gjerman një trofe evropian pas 42 vjetësh pritje.

Mirëpo, 31 vjeçari nuk e fitoi vetëm Europa Leaguen, shkruan “Gazeta Express”.

Ai paraprakisht e kishte fituar edhe zemrën e këngëtares së famshme, Rihanna.

Në vitin 2015, portieri gjerman, sa ishte pjesë e Paris Saint-Germainit, ishte në lidhje me këngëtaren nga Barbados.

Ata i kishin bërë disa foto së bashku, ndërsa u panë shumë të afërt teksa këngëtarja e përqafonte portierin, i cili e mbante një fanellë të tij.

Në atë kohë, i pyetur për një lidhje të mundshme me Rihannan, portieri as s’e kishte konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë.

“No comment”, ishte përgjigjur Trapp, i cili më pas kishte thënë se po e shijonte jetën single, duke mos dashur të fliste më shumë për këtë aferë dashurie.

E në atë vit, pra 2015, flitej se këngëtarja me famë botërore kishte lidhje dashurie edhe me futbollistin Karim Benzema dhe pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Ishte pikërisht Trapp ai që e kishte postuar një fotografi në Instagram, me mbishkrimin “RiRi”, ku shihej duke u përqafuar nga këngëtarja pas triumfit të PSG-së ndaj Marseillet, 2:1. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...