E ëma postoi fotografitë e të birit, 30 minuta para se ta rrëmbente aligatori (Foto)

PUBLIKUAR

Një vogëlush 2-vjeçar është rrëmbyer nga aligatori derisa ishte duke lozur në bregun e ujit bashkë me familjen e tij gjatë pushimeve në Walt Disney World në Orlando, Florida.

I vogli u tërhoq brenda në lagunë, përkundër përpjekjeve të mëdha të prindërve të tij që ta shpëtonin.

Trupi i të miturit u gjet një ditë më pas nga forcat e shpëtimit, pa jetë.

Të mërkurën, Jennifer Venditi nëna 41-vjeçare e vogëlushit postoi në Facebook fotografi rrëqethëse të saj dhe të të birit, duke qëndruar në të njëjtën vend ku i vogli u rrëmbye 30 minuta më pas, përcjell Tema.

Fotografia është shpërndarë mijëra herë dhe shkrimi në të përmban një mesazh të rëndësishëm për ata që akuzojnë prindërit e Lane Graves, për vdekjen e fëmijës së tyre.

E ëma përfundoi postimin e saj me hashtagun #judgelesspraymore, si një përkujtim se ngjarja tragjike mund t’i ndodhë çdo familjeje.

w1

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...