E duan Medelin për Melon

PUBLIKUAR

Interi është shumë i interesuar për Felipe Melon dhe për ta marrë brazilianin pritet të sakrifikohet Gary Medel.

Për të arritur te Felipe Melo, Interi duhet të heqë dorë nga shërbimet e Gary Medel. Kështu të paktën thotë presidenti i Galatasaray, Dursun Ozbek, që i ka dhënë disa ditë kohë Melos për të vendosur.

“Në këtë moment ende nuk e di se çka do të ndodhë. Ne i kemi lënë disa ditë brazilianit që të vendosë . Ne duam gjërat të shkojnë në rrugën e duhur dhe për këtë arsyeja ne e duam Medelin e Interit”, tha presidenti Dursun Ozbek, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi duke i vazhduar bisedimet pasi që jemi të interesuar që lojtarë të fortë të nënshkruajnë për Galatasarayn”, ka shtuar ai.

Felipe Melo edhe më parë ka luajtur në Serie A, ku ka veshur fanellën e Fiorentinës dhe Juventusit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...