Mohamed Salah në Barcelonë, këto janë thashethemet e fundit që s’do të ndalen deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Sjaak Swart, ish futbollisti i Holandës, ka zbuluar planet e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.
Ai thotë se ka informacione se Koeman do ta dëshironte Salahun në ‘Camp Nou’.
“Koeman e do (Salahun) dhe e di se Salahs do t’i pëlqente të shkojë (Barcelonë”, komentoi ai, duke shtuar “nuk mund të zbuloj nga ku dalin këto informacione”.
Salah është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2017 dhe shumë i dashur në Anfield, vështirë se do të ndërrojë ambient. /Gazeta Express/


