E dhimbshme: Vushtrria mbetet pa tifozerinë e flaktë ‘Forca’

PUBLIKUAR

Vushtrria njihet si njëri prej qyteteve me migrimin më të madh të të rinjve drejt Perëndimit. Dhe, me këtë rast më së keqi e ka pësuar njëra prej tifozeritë më të zjarrta në vendin tonë, “Forca” nga Vushtrria.

Kjo pasi një pjesë e mirë e tifozëve të saj, e kanë lëshuar Kosovën, në kërkim të një jete më të mirë në vendet tjera të Evropës, përmes Hungarisë, si krejt të tjerët.

Valdet Dallku, ish pjesë aktive e Forcës ka bërë një modifikim në logon e Forcës, ku ka vendosur një lot në logon e saj në shenjë mërzie për shokët që kanë migruar, shkruan Zëri.

“Forca” kontribuuan më së shumti që Llamkos Kosova e vjetshme të shpallej kampione e Kosovës, për herë të parë në histori të klubit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...