E dashura e yllit i Juventusit e zbulon të ardhmen e tij larg Torinos

PUBLIKUAR

Michela Persico, e dashura e qendërmbrojtësit të Juventusit, Daniele Ruganit, i ka rritur spekulimet se Rugani do t’i bashkohet Chelseat, pasi e postoi një fotografi në rrjetet sociale të burrit të vet duke mësuar gjuhën angleze.

Për mbrojtësin është raportuar vazhdimisht se do të transferohet në Londër, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e vet te Empoli, Maurizio Sarrin, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse ai dhe Juve ishin pajtuar për një kontratë të re, duket se ai nuk ka hequr dorë nga ideja për ta vazhduar karrierën në Premierligë.

E dashura e tij, prezantuesja Michela Persico, e postoi në Instagram një fotografi të dyshes duke e mbajtur në dorë një libër frazeologjik të gjuhës angleze.

Po ashtu, e dukshme në tavolinë ishte edhe një fletore me detyrat e tij të shtëpisë dhe mbase me vend tema ishte “e ardhmja ndërkombëtare”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...