E dashura e ‘bosit të drogës’: Në jetën reale kisha shërbëtorë dhe bodyguardë!

PUBLIKUAR

Ajo njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte shpesh i dashuri i ndjerë Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor.

Nertila Kapaj është modelja e ndjekur në rrjetet sociale, e cila tregon se, fatkeqësisht, rreziku e ka ndjekur gjithmonë në jetë, ndaj në film s’e pati aspak të vështirë.

Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh. Në një intervistë për “Panorama Plus”, Nertila tregon se nuk iu desh të aktronte si të tjerët, pasi në jetë i ka përjetuar këto situata realisht.

Të pamë në një rol interesant në filmin “Ti mund të më quash Xhon”. Si ndodhi që u bëre pjesë e kastit dhe sa e lidhur ke qenë me aktrimin më parë?

Në fakt, unë kam realizuar dhe dy filma të tjerë me “Papadhimitri Production”. Ishte ideja e regjisorit që të isha unë pikërisht ky rol, pra, e dashura e bosit të drogës.

Siç tregove vetë, luaje të dashurën e bosit të drogës që intepretohet nga aktori Arben Derhemi. Pati kimi mes jush dhe çfarë mund të tregosh nga kjo eksperiencë, me një aktor profesionist si Derhemi?

Unë isha e dashura e bosit të drogës, që do të thotë, se isha krahu i djathtë i tij. Përderisa isha e dashura, patëm kimi, ama vetëm në rol. Ishte eksperiencë e bukur, sepse Arbeni paraqiste burrërinë që sot është vështirë ta gjesh te meshkujt shqiptarë. Pra, ai e përjetonte këtë rol.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...