“E çuditshme sesi Gattuso është trajner i Milanit”

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi legjendar i Brazilit dhe Milanit, Cafu thotë se është e çuditshme ta shohë se ish-bashkëlojtari i tij, Gennaro Gattuso, është trajner i kuqezinjve, por shpreson se derbi ndaj Romës do të mbarojë në barazim.

Cafu ka luajtur përkrah Gattusos në Milan mes viteve 2003 dhe 2008, pasi i kishte kaluar plot tetë vite në Romë, transmeton Gazeta Express.

“Është vërtet e çuditshme [ta shohësh] Gattuson si trajner. Ende nuk jam mësuar me këtë fakt”, tha Cafu për Gazzeta dello Sport.

“Megjithatë, jam i lumtur për të, siç jam edhe për Di Francescon. Nuk e di se për kë të bëj tifo. Por, shpresoj se do të përfundojë baras”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...