“E ardhmja të takon ty” – Ozil me mesazh për Sakan pas eliminimit të Anglisë

PUBLIKUAR

Ish ylli i Arsenalit, Mesut Ozill ka lavdëruar Bukayo Saka pas paraqitjeve të tij të mira për Anglinë, derisa ata u eliminuan nga Botërori

Ndërsa pjesa më e madhe e fokusit ishte para çerekfinales në sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, margaritari i Anglisë, 21 vjeçari, ishte padyshim sulmuesi më i mirë i mbrëmjes ku fitoi një penallti që u shënua nga Harry Kane.

Pavarësisht paraqitjes së mirë të Sakas, Tre luanët humbën 201, por pas ndeshjes Ozil ka pasur shumë lëvdata për ish shokun e tij të skuadrës të Arsenali.

“Ju nuk duhet të ndiheni të turpëruar, Kombëtare e Anglisë”, shkroi Ozil në Twitter.

“Ndeshje e mirë për vëllain tim r @BukayoSaka87 – e ardhmja të takon ty”, përfundoi ai mesazhin në rrjetin social.

Përtej përpjekjeve të tij kundër Francës, Saka vazhdimisht ka qenë i mirë gjatë garës ku shënoi dy gola të mirë kundër Iranit derisa në 1/8-ën e finales bëri një përfundim brilian të një aksioni kundër Senegalit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...