E ardhmja e Salahut do të zbardhet para janarit

PUBLIKUAR

Liverpooli është duke u munduar t’ia vazhdojë kontratën sa më shpejt të jetë e mundur yllit të tij

Liverpooli po mundohet ta blindojë sa më shpejt të jetë e mundur Mohamed Salahun.

Bisedimet në mes të palëve kanë nisur dhe “Reds” synojnë ta mbyllin çështjen para muajit janar.

Për këtë siguron portali “Football Insider”, përcjell “Gazeta Express”.

Të Kuqtë do t’ia propozojnë lojtarit në super-formë një kontratë afatgjate.

Ajo aktuale, yllit egjiptian do t’i skadojë në verën e vitit 2023.

Salah nuk e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Anfield Road”, por kërkon rrogë më të lartë.

Ai është sot njëri prej sulmuesve më në formë në futbollin evropian. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...