E ardhmja e Ibras vendoset në shkurt

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini do të fillojë negociatat për rinovimin e Zlatan Ibrahimovicit në muajin shkurt. Kështu ka bërë të ditur presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Sulmuesi suedez ka kontratë me kampionin e Francës deri në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

“Kam shumë respekt për Ibrahimovicin si lojtar, ai gjithmonë sillet në mënyrë profesionale. Asnjëherë nuk do ta harrojmë se çfarë ka bërë për PSG-në. Tifozët do ta mbajnë mend gjithmonë”.

“Ai e do Parisin dhe PSG-në. Çdo ndeshje e gëzon sikur të ishte një 16 vjeçar”, ka deklaruar Al-Khelaifi.

34-vjeçari është lidhur me disa klube, ndërsa një karrierë në MLS është opsioni më i mundshëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...