E akuzuan për izolim ndërkombëtar, Osmani i quan “recidivistë të pushtetit” kritikuesit

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në Facebook për ata që e kritikuan pas publikimit të shpenzimeve vjetore të presidencës. Numrat e shpenzimeve që ishin shumë më të ulëta se sa të Presidentëve paraprak. Mirëpo pati kritika që ceknin mungesën e udhëtimeve ndërkombëtare si arsye për mungesë të shpenzimeve, shkruan Gazeta Express.

Osmani i ka quajtur “recidivistë të pushtetit” personat që e kritikuan duke shtuar se e “vetmja gjë që ajo ka izoluar ka qenë dëmi i madh” që sipas saj është shkaktuar nga pushtetet paraprake.

“Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të “izolimit ndërkombëtar”. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë spjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u “falënderohemi” pushteteve paraprake”, shkruan ajo.

Ajo tutje thotë se nuk është është standardi i pushteteve të kaluara me të cilat matet dhe shton se do të ketë transparencë të vazhdueshme në shpenzime zyrtare. Osmani poston edhe një foot ku shihet në takime ndërkombtare e të cilën ajo e përdor si provë ndaj “recidivistëve”.

“Idetë për ndarje e defunksionalizim të Kosovës promovoheshin me para të taksapaguesve, ndërkaq sot në vend se të skuqen për gjithë dëmin e shkaktuar, dalin e ankohen pse Presidentja e sotme nuk po vepron sikur pushtetarët paraprak.  Ta keni të qartë, ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten. Jeni shembull i modelit që nuk duhet ndjekur. Kujdesi ndaj parasë publike dhe transparenca e plotë janë rruga e vetme përpara. E vërteta është se në vitin 2021, ne kemi realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake (pa pandemi), ndërkaq kemi shpenzuar shumëfish më pak. Se sa të “izoluar”, kemi qenë këtë vit, tregon pamja më poshtë:”, përfundon ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ministria lëshon njoftim: Ekzekutohen shtesat me rritje për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se janë ekzekutuar shtesat...

Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2...

AUV me një thirrje të rëndësishme për therjen e kurbanëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar tek qytetarët që therja e kurbaneve për...