Dzeko nuk dëshiron të largohet nga Roma
Edin Dzeko ka konfirmuar se është i lumtur te Roma, pas spekulimeve që e lidhin me shumë klube evropiane.
Dzeko e përfundoi sezonin në Serie Ame 28 gola, i cili ka zgjuar interesimin e Milanit, klubit të Roberto Mancinit, Zenit St Petersburg dhe disa klubeve kineze.
Por, është boshnjaku ai që hedh poshtë gjitha këto spekulime.
“E ardhmja? Kam kontratë me Romën dhe nuk mendoj se klubi është duke menduar për diçka tjetër”, tha fillimisht Dzeko.
“Jam shumë i lumtur në Romë. Tani po mendoj për ekipin Kombëtar. Pas kësaj, do të shkoj në pushime dhe të pushoj pas një sezoni të gjatë dhe të vështirë”, shtoi ai.
“Totti? Ai është ikonë, Prini i Romës”, përfundoi Dzeko. /Express/


