Dzeko shpreson që Salah të “agjërojë” kundër Romës

PUBLIKUAR

Edin Dzeko shpreson që Salah do të “agjërojë” sa i përket golave në dy sfidat kundër Romës, ndërsa dëshiron që ai të vazhdojë të thyejë rekorde në Premierligë.

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, do të dëshironte që Mohamed Salah të ishte ende te Roma, por në fund të fundit – thotë se ai bëri zgjedhje fantastike.

Duke folur për ndeshjen me Liverpoolin në Champions, sulmuesi boshnjak e di qartë se rreziku kryesor në Anfield do t’i kanoset nga 25 vjeçari egjiptian.

“Është për të ardhur keq që u largua, por ai duket se duhej të shkonte. Në fund, bëri zgjedhje fantastike sepse po bën punë të mirë në Premier League, që nuk është Ligë aspak e lehtë për të luajtur”, u shpreh Dzeko.

“Salah është lojtar i shkëlqyer dhe djalosh fantastik dhe shpresoj të thyejë rekorde këtë vit sepse 40 gola nuk janë pak në Angli. Shpresoj se ai do të shënojë më shumë në Premierligë, por jo në Champions League”, theksoi mes tjerash Dzeko.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit e Romës zhvillohet në Anfield të martën, kurse ajo e kthimit me 2 maj në “Olimpico”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...