Dzeko në Chelsea?

PUBLIKUAR

Edin Dzekos dhe Emerson Palmierit iu është dhënë drita e gjelbër për t’iu bashkuar Chelseat, raporton Sky Sport Italia, teksa negociatat janë duke vazhduar me Romën.

Gianluca Di Marzio raportoi të enjten se mbrojtësi i majtë, Emerson Palmieri, është afër transferimit në Stamford Bridge, por tani duket se asaj rruge është edhe sulmuesi, Edin Dzeko, i cili e ka pranuar ofertën e Bluve të Londrës.

Tani dy klubet janë duke punuar në arritjen e marrëveshjes. Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për dyshen në fjalë, por Roma dëshironte 65 milionë.

Sido që të jetë, raportohet se Roma ka pranuar tani ofertën prej 50 milionë eurove, por dëshiron edhe 10 milionë të tjera bonuse.

Michy Bathuayi është menduar se do të përfshihet si pjesë e marrëveshjes, por Roma nuk është e interesuar më për belgun. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...