Dzeko kërcënon skuadrat italiane

PUBLIKUAR

Edin Dzeko insiston se Roma këtë sezon do të luftojë për titullin e Serie A

Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ka thënë se prioritet i Romës nuk është Liga e Kampionëve, por titulli i Serie A.

“Liga e Kampionëve është një garë që më pëlqen, e ku do të kërkojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë. Por prioriteti ynë është fitimi i titullit në Serie A”, Tha Dzeko.

Ai po ashtu tha se edhe në aspektin individual dëshiron që të rritet edhe më shumë se sa në sezonin e fundit.

“Dua të fitoj dhe të bëj edhe më mirë për Romën, sepse kampionati italian në aspektin taktik është më i miri në botë. Këtu kam mësuar shumë gjëra që nuk i kisha hasur më parë. Këtu, të gjitha skuadrat janë të përgatitura mirë taktikisht, edhe të ashtuquajturat ekipe të vogla”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...