Dzeko arrin marrëveshje me Interin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, ka arritur marrëveshje me Interin, sipas Sky Sport Italia. Boshnjaku do të ribashkohet me Radja Nainggolanin te klubi zikaltër.

Ky nuk është një thashetheme e re e interesimit të Interit në sulmuesin, sepse sipas Sky Sport këmbëngul se marrëveshja është arritur, të paktën mes lojtarit dhe klubit të tij të ri, transmeton Gazeta Express.

Duke qenë se kontrata e tij aktuale me Romën mbaron në qershor të vitit 2020 dhe atij nuk i është propozuar rinovimi, duket se vendimi për ndarje është i përbashkët.

Dzeko iu bashkua Romës nga Manchester City për 15 milionë euro verën e vitit 2015.

Deri tani këtë sezon, 33-vjeçari i ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 11 asiste në 39 ndeshje, por vetëm nëntë nga to erdhën në Serie A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...