Dyshohet se mashtruan me “Shtëpi për të Moshuar” dhe i morën 1000 € në muaj një të moshuare, tre të arrestuar në Gjilan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten me 3 mars kanë arrestuar tre të dyshuar kosovarë në Gjilan pasi dyshohet se të njëjtit e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme një grua të moshuar, raporton Express.

Të dyshuarit sipas Policisë kishin improvizuar kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar” dhe me qëllimit ë përfitimit personal, kishin marrë 1000 euro në muaj nga familjarët e të moshuarës.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje derisa dy të tjerët janë lëshuar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe mashtrim.

 “Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër)  kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër  kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim  të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj  kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...